Botë

Një turmë minjsh pushton sallën, panik dhe klithje mes deputetëve

12.04.2015 16:10

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur parlamentin brazilian...

Në momentin e një debati të ashpër mes deputetëve mbi aferën korruptive të kompanisë së naftës Petrobras, në sallë janë shfaqur disa minj, duke shkaktuar panik dhe rrëmujë mes të pranishmëve në sallë.
 
Videoja është publikuar në internet, ku shihen deputetët teksa vrapojnë dhe bërtasin për të shmangur minjtë. Ndërkohë, forcat e sigurisë janë përpjekur t'i kapin ato.
 
Ndërsa, kjo ngjarje ka ndezur më shumë debatin, ku partia në pushtet akuzon opozitën dhe liderin e saj, Joao Vaccaro, ata e kanë mohuar ta kenë bërë një gjë të tillë.