Maqedoni
“Fronti Evropian”, i dyti në zgjedhje, Ali Ahmeti: Krenar që jemi forca e dytë politike
09.05.2024 12:02
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë...

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në këtë cikël zgjedhor dhe theksoi se “Fronti Evropian” është forca e dytë politike në vend. Ai falënderoi të gjithë votuesit e frontit, të gjithë aktivistët dhe shefat e shtabeve, të cilët kanë bërë punën më të madhe e të shkëlqyeshme që BDI-ja të dalë fitimtar e krenar, potencoi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Faleminderit të gjithë qytetarët që morrën pjesë në këtë proces zgjedhor, janë zgjedhje të cilat kaluan në një standart demokratik i cili duhet akoma që të përparohet sespe jemi në prag të anëtarsimit në BE. Dua të falenderoj të gjithë votuesit e Frontit dhe të gjithë shefat e shtabeve të frontit, që kanë bërë punën më të skëlqyshme që ne të dalim fitimtar dhe krenar. Të gjithë këta aktivista na kanë bërë krenarë sepse jemi forca e dytë politike Fronti Europian me një dallim me oponentit e VMRO-së, e cila e ka ndihmuar shumë VLEN-in ku dallimi është mbi 30 mij vota. Do të thotë që qytetarët, shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët të cilët kanë vepruar në kaudër të Frontit janë alternativa e vetme për integrimin e vendit në BE.”, tha Ali Ahmeti.
