Maqedoni

OSBE/ODIHR shpall vlerësimet fillestare për zgjedhjet

09.05.2024 12:17

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it sot në një konferencë për media në orën 15:00....

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it sot në një konferencë për media në orën 15:00 do t’i shpallin vlerësimet fillestare nga monitorimi i raundit të dytë të zgjedhjeve të djeshme presidenciale dhe parlamentare.
 
Shefja e misionit të OSBE/ODIHR-it për monitorimin e zgjedhjeve Xhillian Stirk, deklaroi se do t’i shqyrtojnë raportet për procesin zgjedhor nga i gjithë vendi, ndërsa më pas do të nxjerrin konkluzione në bazë të monitorimit të vëzhguesve të tyre. Misioni i OSBE/ODIHR-it për monitorim të zgjedhjeve kishte më shumë se 300 vëzhgues në vendvotime në të gjithë shtetin për ndjekjen e procesit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare. Stirk dhe ekipi i saj janë në Shkup, që nga 20 marsi kanë edhe vëzhgues afatgjatë të vendosur në të gjithë vendin në nëntë lokacione të ndryshme duke i ndjekur të gjitha aspektet e përgatitjeve për këto zgjedhje.