Maqedoni
VMRO-DPMNE, fituese e zgjedhjeve
09.05.2024 12:33
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski, shpalli fitoren bindëse të subjektit të tij dhe potencoi se do të angazhohet që rezultatet e punës...

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski, shpalli fitoren bindëse të subjektit të tij dhe potencoi se do të angazhohet që rezultatet e punës së tij të ndjehen në 100 ditshin e parë të Qeverisë. Edhe fituesja e zgjedhjeve presidenciale, Siljanovka, potencoi se zgjedhja e saj si presidente është hap i parë për vendin tonë.
“Planifikoj që rezultatet e punës sonë të ndjehen në 100 ditët e para të formimit të Qeverisë. Jemi në bisedime për pako investuese që do ta ndihmojë ekonominë. Asnjëherë mos e harroni këtë popull, ky popull e shkoi historinë në këto zgjedhje. Popull, i cili me dinjitet dhe besim e fitoi kriminalitetin, korrupsionin dhe presionet.”, - deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
“Unë mendoj se kur do të rrethohem me gra të ngjashme me mua, gra sipas modelit të Vatsllav Hadell, gra të cilat mund të shprehin qëndrim sipas mënyrës së vet, në mënyrë më të ndryshme nga meshkujt, kjo është një hap i madh para.”, - theksoi fituesja e zgjedhjeve, Gordana Siljanovska.
