Maqedoni
Shpenzimet tejkalojne rrogën mesatare
12.04.2015 16:20
Shpenzimet për një familje janë më të mëdha se paga mesatare mujore në Maqedoni...

Sipas unionit të sindikatave shporta e konsumit për një familje 4 anëtareshe kap shifrat prej 32.143 denarë, teksa rroga mesatare mujore në Maqedoni është në vlerë prej 21.828 denarëve.
Nëse bëjmë një krahasim mes rrogës mesatare mujore dhe shpenzimeve të një familjeje për një muaj, atëher një familje me vetëm një burium të të ardhurave dhe me rrogë mesatare, do të ketë mungesë të 10 315 denarëve për ti mbuluar shpenzimet.
Për qytetarët çmimet janë shumë të shtrenjta në krahasim me standardin e tyre të jetesës, dhe rrogën të cilën e marrin ndodh që të mos mjafton për një muaj.
“Në krahasim me standardin rroga ska mjaftuar kurë, por tash mvaret se kush si i ka kushtet, por për kushtet e përgjithshme çcmimet janë shtrenjtë sipas të ardhurave personale që jan mendoj se janë shumë të larta”, shprehet nje qytetar.
“Në krahasim me standardin tone është shtrenjte paksa”, shprehet nje qytetar.
“Nuk na mjafton rroga, me I pas edhe kush e di se sa nuk mbërin. Nuk po na mjafton për ta paguar rrymën, ujin”, shprehet nje qytetar.
Më shumë para qytetarët shpenzojnë për ushqim, ata mesatarisht hargjojnë 13 471 denarë vetëm për haje dhe pije, ndërsa 10 354 për shpenzime tjera shtëpiake.
ERSAN PAJAZITI
