Botë
Lufta Izrael – Gazë, Bajdeni do të ndalojë dërgimin e disa armëve
09.05.2024 13:06
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, paralajmëroi Izraelin se ShBA-ja...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, paralajmëroi Izraelin se ShBA-ja do t’i ndalojë furnizimet me disa armë, nëse ai nis operacion të madh tokësor në qytetin Rafah të Gazës.
“Nëse ata hyjnë në Rafah, unë nuk do t’i furnizoj me armët që janë përdorur historikisht për t’u marrë me Rafahun.”, tha Bajdeni. Ai shtoi se “do të vazhdojë të angazhohet që Izraeli të jetë i sigurt.”. Por, pavarësisht kundërshtimit të fortë të ShBA-së, Izraeli duket se është gati për ta pushtuar në shkallë të plotë Rafahun. Ai beson se në këtë qytet strehohen mijëra luftëtarë të grupit islamik palestinez, Hamas. Në ofensivën hakmarrëse të Izraelit në Gazë, e cila vazhdon që nga 7 tetori 2023, janë vrarë afro 35.000 njerëz. Ushtria e Izraelit thotë se fitorja kundër Hamasit është e pamundur pa e marrë kontrollin e qytetit Rafah. Ai tha se ShBA-ja nuk e përkufizon situatën aktuale në Rafah, si operacion tokësor.
“Ata nuk kanë shkuar në qendrat e popullsisë. Janë pikërisht në kufi.”, tha ai. “Por, unë ia kam bërë të qartë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu dhe kabinetit të luftës, se ata nuk do ta kenë mbështetjen tonë, nëse futen në këto qendra të popullsisë.”, tha presidenti amerikan.Biden pranoi se armët amerikane janë përdorur nga Izraeli për të vrarë civilë në Gazë.
