Maqedoni

Izet Mexhiti, për disa muaj fillon rekonstruimi i bitpazarit

12.04.2015 16:28

Me investim të komunës së Çairit ka filluar rekonstruimi i rrugës 192 mes bitpazarit dhe teatrit shqiptarë në Shkup, që çon drejt hyrjes së Çarshiës së vjetër...

Bëhet fjalë për një rrugë prej 1 mijë e 200 metrash katrorë, e cila do të shtrohet me bekaton dhe kalldërm, si dhe 800 metra katrorë trotoarë. Pjesë e proektit është edhe ndriçimi i plotë i kësaj rruge.
 
“Kemi vendosur që sëbashku me shoqatën Prosperiteti, që përfaqëson tregtinë e vogël, përfaqësuesit e Bitpazarit, që kjo rrugë ashtu si edhe çarshia e vjetër, pasi është një lloj hyrje e çarshisë së vjetër, edhe në këtë rrugë të vendosen shtyllat hidraulike, që kjo rrugë të shëndrrohet në rrugë e këmbësorëve gjat ditës dhe në mbrëmje mund të qarkullojnë ehde veturat”, shprehet Kryetar i Çairit, Izet Mexhiti.
 
Poashtu Mexhiti tha se kjo është vetëm një pjesë e proektit për renovimin e tërsishëm të kësaj pjese, duke paralajmëruar se është në përfundim e sipër plani detal urbanistik për rekonstruimin e bitpazarit, përkatësisht rregullimin e qendrës tregtare bitpazar.
 
“Siç shihet edhe teatri shqiptarë, ku ka një investim prej shtatë miljon euro po renovohet plotësisht, po renovohet kjo rrugë dhe paralajmërojmë s ejemi në përfundim e sipër edhe të planit detal urbanistik dhe proektimit të bitpazarit, dhe sëbashku me shoqatën dhe sëbashku me pronarin mendoj se për disa muaj do të jemi dëshmitarë të fillimit të punimeve për rekonstruimin e qendres tregtare bitpazar, që nënkupton të gjitha tezgat, të gjith shitësit të futen brenda bitpazarit dhe kjo rrugë të jetë e lirë për teatrin shqiptarë, kjo rrugë të jetë e lirë për hyrjen e çarshisë dhe të fiton pamjen e duhur”, shprehet Kryetar i Çairit, Izet Mexhiti.  
 
Nga shoqata e treegtarëve Prosperiteti theksojnë se pas sheshit Pelivan, tani po punohet edhe në rekonstruimin e rrugës 192. 
 
“Ne si shoqatë përkrahim të gjitha iniciativat që shkojnë në favor të përmirësimit të kushteve të punës së payarxhive, por njëkohësisht edhe lëvizjes së lirë të qytetarëve. Kam shum shpresa të mëdha se ky proekt do të na i mundësojë të gjitha këto”, shprehet Ekrem Dolek nga shoqata Prosperiteti.  
                                                                
Behet fjalë për një investim prej mbi katër miljon denarësh,  i cili në tërsi financohet nga komuna e Çairit.
 
GYLTENE SINANI