Basketboll

Keri shkëlqeu sërish, Majami pranë eliminimit

12.04.2015 16:34

Stefon Keri i shkëlqyeshëm, edhe njëherë ishte udhëheqës I skuadrës më të mirë sivjet në NBA, Golldën Stejtit, pasi me 34 pikë...

Stefon Keri i shkëlqyeshëm, edhe njëherë ishte udhëheqës I skuadrës më të mirë sivjet në NBA, Golldën Stejtit, pasi me 34 pikë, kontriboi në fitoren e lehtë të ekipit të tij ndaj Minesotës, me 110-101.
 
Favoriti kryesor për të fituar çmimin MVP të sezonit të rregullt, kishte paraqitje mbreslënëse veqanërisht në pjesën e parë të ndeshjes, kur shënoi 20 nga 34 pikët, me ç`rast në fund, për Voriorsat erdhi fitorja e 65-të, në të cilën kontriboi edhe Tompson me 23 pikë.
 
Për dallim nga sezoni historik i Golldën Stejtit, pas disfatës së re, Majami ka vetëm gjasa teorike që të jetë pjesë e plej offit.
 
Nënkampioni aktual, humbi me 107-104 nga Toronto në parket nikoqir, dhe tani duhet që në dy ndeshjet e mbetura të fitoj dhe njëkohësisht, të shpresoj që Bruklini dhe Bostoni të humbin dy nga tre sfidat e mbetura për këto ekipe.
 
Luis Uiliams me 27 dhe Demar Derozan me 24 pikë, udhëheqën Toronton drejt fitores së re. 
 
Nga ndeshjet tjera, veçojmë fitoret e sigurta të Çikagos dhe Klipersave.