Ekonomi
Zonat e lira ekonomike, shënohet rritje të eksporti për 27.7%
12.04.2015 16:54
Eksporti I produkteve nga zonat ekonomike të vendit drejt Europës në tre muajt e parë të vitit shënon rritje për 27.7%...

Vlera e produkteve të eksportuara kap shifrën 674 milion dollar. Janë këto të dhëna të dala nga enti shtetëror I statistikave.
Thuhet se edhe importi ka shënuar rritje për 885 milion dollar. Më shumë eksportohen pjesë për vetura, avionë apo anije, produkte të hekurit dhe çelikut si dhe veshmbathje.
Pjesën më të madhe të importit e përbëjnë platina dhe legurat e saj, derivatet e naftës dhe energjia elektrike. Dikasteri I ekonomisë rritjen e eksportit e shohin si sinjal pozitiv në zhvillimin ekonomisë në vend.
“Zonat ekonomike në vend disa herë si ministri e ekonomisë kemi informuar që kanë arrit efektin pozitiv në aspect të ekonomik. Ka disa segmente të cilat dëshiroj ti bëj publike. Segmenti I parë është që tre vitet e fundit në zonat ekonomike të lira në Maqedoni eksporti është rritur diku prej 80 deri më 85%. Ajo ka efekt direct ose indikrekt në GDP-në e shtetit”, shprehet ministri i ekonomisë Bekim Neziri.
Vetëm vitin e shkuar 13 kompani zyrtarisht morën vendim për hyrje në vend ndërsa edhe 10 të tjera paralajmërojnë që të investojnë në Maqedoni. Tehnikall Tekstajl dhe Kondevo në Shtip, Montante dhe Diatek në Shkup, ODV elektrik në Ohër dhe KSS në Kërçovë janë disa nga kompanitë për të cilat po përgatitet infrastruktura.
Këto janë paralajmërimet e njëriut të parë drejtorisë për zonat industriale Viktor Mizo. Ekspertët ekonomik shtrojnë pyetjet se kur popullata do të shoh efektet e siç thuhet të ekonomisë në rritje.
Sipas Mizos efekti do të vërehet me 13 mijë punësimet e reja.
Trendin e rritjes së investimeve e ka regjistruar edhe banka popullore. Sipas të dhënave të tyre vetëm në janar të këtij viti në Maqedoni kanë hyrë 36 milion euro, 10 milion më shumë në krahasim me janarin e 2014 - ës.
Banka botërore e rendit Maqedoninë të tretën në listën e vendeve të Ballkanit pas Serbisë dhe Shqipërisë për thithjen e inevstimeve të huaja gjatë 2014-ës.
Rritja e investimeve të huaja sipas parashikimeve ekonomike pritet të ndikojë në uljen e papunësisë që momentalisht është 27.6%.
GRAFIKA
Banka Botërore
Ivestimet e huaja gjate 2014-ës
Serbi – 2 miliard $
Shqipëri – 1.2 miliard $
Maqedoni – 376 milion $
Mal i Zi – 450 $
Kosovë – 343 milion $
Bosnje e Hercegovine – 315 milion $
MERAL ISMAILI
