Maqedoni

KShZ, kundërshtimet mund të dorëzohen deri në ora 19:00

10.05.2024 14:16

Në mbrëmje deri në orën 19:00 është afati për paraqitjen e kundërshtimeve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve...

Në mbrëmje deri në orën 19:00 është afati për paraqitjen e kundërshtimeve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për procesin e votimit në zgjedhjet e dyfishta dhe në mesnatë për rezultatet.
 
Komisioni ka 72 orë për të vendosur për kundërshtimet e mundshme.
 
Kundër vendimit, dërguesi i kundërshtimit mund të ngrejë padi në Gjykatën Administrative brenda 24 orëve nga marrja e vendimit. Gjykata Administrative merr vendimin përfundimtar brenda 48 orëve pas marrjes.
 
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do t'i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve menjëherë, e më së voni në afat prej 24 orëve pas përfundimit të gjithë procedurës pas kundërshtimeve.