Sportet E Tjera

Mundje “Paris 2024”, në Stamboll filloi turneu i fundit kualifikues

10.05.2024 14:08

Ka nisur në Stamboll të Turqisë, turneu i fundit kualifikues për në Lojërat Olimpike “Paris 2024” në sportin e mundjes...

Gjithsesi, mundësit e vendit synojnë plotësimin e normës për  tu kualifikuar, ndaj në eventin që po zhvillohet në Turqi ka shkuar me ekip të plotë. Maqedonia e Veriut në këtë turne kualifikues do të përfaqësohet me pesë mundës në stilin e lirë dhe të gjithë këta kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre për luftat e së shtunës kur edhe zyrtarisht për këta nisin eliminatoret.
 
Në 57 kg. Vladimir Egorov do tyë përballet me Pedro Rodrigez nga Venezuela, 65 kg. Besir Alili për kundërshtar ka nikoqirin Ahmet Duman, ndërsa në 74 kg. Rasul Shapiev pret kundërshtar nga kualifikimet, në 86 kg. Ahmat Mogamedov do përballet me mundësinë nga Bahreini, Mogamed Sharipov dhe në 97 kg. Mogamedgaxhi Nurov në dysheme përballë do ketë  indianin Dipak Dipak. 
 
Ndërsa Shqipëria ka siguruar deri më tani një vend në Olimpiadë me Zelimkhan Abakarov. Shpresat e Shqipërisë për medlaje dhe për t’u kualifikuar janë në stilin e lirë me mundësit Islam Dudaev (pesha 65kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74kg). ata do të garojnë ditën e shtunë. Dy finalistët dhe vendi i tretë shkojnë në Olimpiadë.