Futboll
Bayer Leverkusen dhe Xhaka po shkruajnë histori
10.05.2024 14:14
Bayer Leverkusen ka vazhduar serinë e pamposhtmërisë...

Bayer Leverkusen ka vazhduar serinë e pamposhtmërisë, pasi mbrëmë në ndeshjen e kthimit me Romën u ndanë me barazimin 2:2. Ishte kjo ndeshja e kthimit e ½ finales së Ligës së Evropës. Granit Xhaka në fanellën e ‘aspirinave” luajti tërë ndeshjen.
Për Bayerin ishte kjo ndeshja e 49 në këtë sezonë që nuk ka pësuar disfatë. Me këtë arritje skuadra nga Leverkuzeni, ka thyer rekordin e vjetër 60 vjeçar. Skuadra e trajnerit spanjoll Alonso, ka fituar Bundesligën, do të luajë në dy finale- Kupën gjermane dhe Ligës së Evropës.
Vetëm edhe katër ndeshje I ndajnë nga sezoni historic pa humbje. Skuadra nga Leverkuzeni për herë të dytë do të luajë në një finale të Ligës së Evropës, të cilën e ka fituar 1988. Bayer Leverkusen në historinë e tij ka një finale të Ligës së Kampionëve edhe atë para 22 viteve kur u mund nga Real i Madridit.
Atalanta dhe Gjimshiti finilisti dytë
Pas barazimit 1-1 në Velodrom, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales skuadra e Atalantës mundi 3-0 Marsejën dhe arriti një rezultat historik, duke marrë biletën për aktin e fundit të turneut.
Futbollisti I kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, në fanellën e Atalantës luajti nga minuta e parë. Ndeshja finale mes Bayer Leverkusen dhe Atalantas me 22 maj do të luhet në Dublin, ndërsa sezonin e shkuar në finale Sevilja ishte më e mirë se Roma.
Skuadra andaluziane me shtatë trofe mban rekordin e kësaj kupe.
