Futboll
FIFPRO, kalendari futbollistik i stërngarkuar
10.05.2024 14:20
FIFA-s i është kërkuar të rishikojë planet për të pritur Kupën e Botës për Klube me 32 ekipe...

FIFA-s i është kërkuar të rishikojë planet për të pritur Kupën e Botës për Klube me 32 ekipe në fund të sezonit të ardhshëm ose do të përballet me veprime ligjore kundër saj nga sindikata e lojtarëve FIFPRO dhe Shoqata e Ligave Botërore.
Të tria kupat e UEFA-së, për klube në sezonin e ardhshëm do të zgjerone në 36 pjesëmarës. Krahas kësaj edhe kupa e botës për klube e organizuar nga FIFA, vitin e ardhshëm në SHBA do të luhet me 32 skuadra.
Sindikata e lojtarëve FIFPRO dhe Shoqata e Ligave Botërore (wLA), kanë shfaqur brengosjen e tyre për shkak të zgjerimit të garave në letrën e tyre dërguar numrit një të FIFA-së, Gianni Infantino raporton BBC.
Në letër theksohet se kalenadri global I futbollit është stërnagrkuar dhe se kampionatet kombëatre nuk janë në gjendje në mënyrë të drejtë të organizojnë garat e tyre. Sipas tyre futbollistët angazhohen mbi kufinjtë e tyre dhe reziqe të shumta lëndimi.
Në letër theksohet një itenerarë I tillë “rrezikon kampionatet kombëtare, shëndetin dhe mirëqenien e futbollistëve." FIFPRO dhe wLA, këto çështje të tyre duan ti ngrejnë para këshillit të FIFA-së, që me 7 maj do të mbahet në Bangkok.
Po që se FIFA, refuzon të gjegjë zgjidhje për këtë problem, FIFPRO dhe wLA do tju sugjerojnë anëtarëve të saja të ngrejnë padi kundër FIFA-së, thuhet në letrën e tyre, të cilën e ka pranuar edhe BBC.
