Basketboll

NBA “play off”, Dallasi dhe Klivlendi shënuan fitore në transfertë

10.05.2024 14:46

Dallasi në përballjen me Oklahomën, triumfoi me 119-110...

Dallasi në përballjen me Oklahomën, triumfoi me 119-110, ndërsa deri tek fitorja mjat e rëndësishme në parket të huaj u drejtuan nga slloveni Donçiç dhe Uashington të cilët shënuan nga 29 pikë, ndërsa slloveni kishte 10 kërcime, kurse Uashingtoni 11-të.
 
Basketbollistët e Dallasit shënoi 18 tre pikësha, që është rezultati më i mirë në mbiluajtjen e këtij sezoni.Tek skuadra e  Oklahomës, më i spikatur me 33 pikë e 12 kërcime ishte  Shai Gilgeous-Alexander. Ndeshja e tretë edhe e katër do të luhen në Dallas të shtunën  gjegjësisht të hënën. 
 
Deri tek barazimi  në seri erdhën edhe basketbollistët e Cleveland Cavaliers, të cilët në ndeshjen e dytë ½ finale të lindjes po në transfertë me 118-94  e mundën Boston Celtics. 
 
Me 29 pikë të shënuara më I spikatur tek skuadra fituese ishte Donovan Mitchell, ndërsa Evan Mobley me 21 pikë dhe 10 kërcime shënoi “double-double”. Violina e parë e Bostonit në parket ishte Jayson Tatum, që ndeshjen e mbylli me 25 pikë. Seria  prej dy ndeshjeve tani do transferohet në Cleveland dhe ndeshja e tretë në program është të shtunën.