Botë
Obama: Clinton do të ishte “presidente e shkëlqyer”
12.04.2015 18:01
Hillary Clinton do të ishte një “presidente e shkëlqyeshme”, vlerëson presidenti amerikan, Barack Obama...

Këto komente obama i bëri, në konferencën për shtyp në Qytetin e Panamasë në samitin amerikan, duke theksuar se “ajo ishte kandidate e vështirë në vitin 2008, ajo ishte mbështetëse e madhe për mua në zgjedhjet e përgjithshme, ajo ishte një sekretare e jashtëzakonshme e shtetit, ajo është mike imja, dhe mendoj se do të jetë një presidente e shkëlqyeshme”.
Këto komente u bënë pak kohë para paralajmërimeve se Hillary Clinton, gjatë ditës së sotme do ta shpallë kandidaturën e saj në garën për nominim presidencial të Partisë Demokratike, për zgjedhjet e vitit 2016.
