OKB ‘njeh’ Palestinën! Ambasadori i Izraelit gris Kartën e Kombeve të Bashkuara
Ky është reagimi i Ambasadorit të Izraelit në OKB...

Ky është reagimi i Ambasadorit të Izraelit në OKB, fill pas miratimit të rezolutës së Kombeve të Bashkuara e cila e njeh Palestinën si komb të kualifikuar për të qenë anëtarë me të drejta të plota në organizmin më të lartë botëror, Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar rezolutën me 143 vota pro, 9 kundër dhe 25 abstenime.
Drita jeshile nga Këshilli i Sigurimit, aty ku edhe SHBA ka të drejtën e vetos, është një kusht i domosdoshëm për çdo miratim të plotë.
Ashtu siç edhe pritej, Shtetet e Bashkuara votuan kundër rezolutës, së bashku me Izraelin. Përpara votimit, Riyad Mansour, ambasadori palestinez i OKB-së, i tha asamblesë në një fjalim emocionues se “Asnjë fjalë nuk mund të përshkruaj se çfarë nënkupton një humbje dhe traumë e tillë për palestinezët, familjet e tyre, komunitetet dhe për kombin tonë në tërësi”.
Mansour akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se po përgatitet “të vrasë mijëra për të siguruar mbijetesën e tij politike” dhe se synon të shkatërrojë popullin palestinez.
Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, e kundërshtoi ashpër rezolutën, duke akuzuar vendet anëtare të OKB-së se nuk përmendën sulmin e Hamasit të 7 tetorit në jug të Izraelit dhe se kërkon “të shpërblejë nazistët e sotëm me të drejta dhe privilegje”.
