Euronintegrimet, Geer pret që vendi t’i bashkohet së shpejti BE-së

11.05.2024 13:58

Vazhdon retorika e mesazheve për Maqedoninë e Veriut....

Vazhdon retorika e mesazheve për Maqedoninë e Veriut, se vendi i tij është në familjen evropiane. Ambasadori evropian, Dejvid Gir e shfrytëzoi marshimin tradicional për në Vodno për të shprehur besimin se dëshiron ta shohë vendin në Bashkimin Evropian dhe se flamuri i RMV-së së shpejti do të jetë në shtizën e flamurit në mesin e flamujve të anëtarëve të Unionit.

“Është traditë të shprehet besimi në të ardhmen, besimi se flamuri maqedonas do të valojë në Bruksel kur të bëhet anëtare e Unionit. Sigurisht, ngjitja në mal nuk është një detyrë e lehtë. Është një marshim i vështirë, por hap pas hapi po ngjitemi. Dhe kam besim se do të arrijmë majat me sigurinë se ky vend do të zërë vendin e merituar në Bashkimin Evropian si një anëtar i plotë” – tha Ambasadori Europian në RMV, David Geer.