VMRO – DPMNE dhe VLEN nisin takimet për Qeverinë e re
Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski...

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski është takuar me liderët e koalicionit “VLEN” – Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi lidhur me negociatat për Qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut. Nga e hëna pritet të formohen grupet e punës për të filluar negociatat.
Pas takimit lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se kanë rënë dakord që qeveria e ardhshme, të bazohet në tre postulate.
“Siç ishit dëshmitarë sot, ishin përfaqësues të VMRO – DPMNE-së në zyrat e VLEN për fillim të negociatave me liderët e koalicionit. Negociatat shkojnë në drejtim të duhur. do të informoheni me komunikatë për detajet. nga e hëna fillojnë të formohen edhe grupet për të realizuar negociatat.” – tha Bashkim Bakiu nga VLEN.
