Ademi, përpjekje për t’ia marrë Frontit Europian 2 mandate

11.05.2024 17:07

Fronti Europian ka ngritur shqetësime serioze mbi tentativa për të cënuar demokracinë dhe vullnetin e popullit pas zgjedhjeve parlamentare të cilat janë cilësuar si të lira dhe demokratike. Fronti Evropian akuzon se disa parti politike dëshirojnë t’ja marrin dy mandate në njësin zgjedhore numër 5 dhe 6, edhe pëkundrejt asaj se nuk janë konstatuar parregullsi...

Ekzistojnë dyshime serioze se disa subjekte politike, përmes marrëveshjeve paraprake janë duke përgatitur të realizojnë inzhinjering zgjedhor, me qëllim që Frontit Europian ti merren dy mandate në njësitë zgjedhore numër 5 dhe 6, nëpërmjet ankesave të dorëzuara në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Ademi poashtu thekësoi se të gjitha këto nakesa vinë nga subjektet politike të cilat në të gjitha këto venvotime kanë shënuar fitore, dhe se për këto ankimime nuk janë bërrë edhe për zgjedhjet Presidenciale, por vetëm për zgjedhjet Parlamentare.

 “Kemi informacione të bazuara dhe të sigurta nga dora e parë, se ekzistonë marrëveshje politike në mes partive të tjera politike, për tja zvogëluar numrin e mandateve Frontit Europian. Ankesat janë dorëzuar nga partitë e tjera politike si LEVICA, VLENI, VMRO-DPMNE-ja dhe nga LSDM-ja, dhe bëhet fkelë për më tepër se 120 vendvotime. Tek të gjitha këto vendvotime nuk janë konstatuar kurfarë paregullësie” – tha Arbwr Ademi nga BDI.

Nga Fronti Europian poashtu kanë apeluar dhe kërkuar nga Institucionet përkatëse, e në veçanti anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, që mos ti pranojnë këto ankimime, sepse kjo sipas Frontit është vepër penale.

Arbër Ademi nga Fronti Europian, poashtu ka pohuar, se për këtë tentative të partive të lartëpërmenduara, janë informuar edhe faktori ndërkombëtarë, dhe se nëse KSHZ, i pranojnë këto ankimime, atëherw ato si Front janë të gatshëm që ta mbrojnë çdo votë e cila është dhënë për këtë Front, sepse ky është amaneti i votuesit shqiptarë.

Ankimimet janë dorëzuar për vendvotimet në fshatin Zhelinë ku ka triumfuar VLEN, dhe për disa vendvotime në Ohër ku ka triumfuar VMRO-DPMNE.

Fronti Europian ka ngritur shqetësime serioze mbi tentativa për të cënuar demokracinë dhe vullnetin e popullit pas zgjedhjeve parlamentare të cilat janë cilësuar si të lira dhe demokratike.

Fronti Evropian akuzon se disa parti politike dëshirojnë t’ja marrin dy mandate në njësin zgjedhore numër 5 dhe 6, edhe pëkundrejt asaj se nuk janë konstatuar parregullsi. (Fitim Kryeziu, TVM2)