SHBA me një paketë të re ndihmë ushtarake për Ukrainën
SHBA-ja po i dërgon Ukrainës një paketë...

SHBA-ja po i dërgon Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 400 milionë dollarë.
Paketa e re përfshin gjithashtu raketa me rreze veprimi deri në 300 kilometra, që është dy herë më shumë në krahasim me të njëjtin lloj arme të furnizuar në tetor të vitit të kaluar.
Ky është kësti i tretë i ndihmës për Ukrainën që nga 24 prilli, kur presidenti amerikan Biden nënshkroi ligjin për dhënien e ndihmës ushtarake Ukrainës në shumën prej 61 miliardë dollarësh.
Ndërkohë, forcat ruse po hapin një front të ri. Ukraina po dërgon me shpejtësi përforcime në rajonin verilindor të Kharkivit për të parandaluar Rusinë të shkelë mbrojtjen lokale.
Granatimet e Vovchansk, një qytet në rajonin e Kharkiv më pak se 5 kilometra nga kufiri rus, janë intensifikuar gjithashtu.
