Biografia, angazhimi i presidentes Siljanovska Davkova
Gordana Siljanovska Davkova...

Gordana Siljanovska Davkova nga posti i deputetes zhvendoset në vila “Vodno”, si presidentja e gjashtë e shtetit, ndërkaq e nënta president grua në nivel evropian.
Ajo njihet me përkushtimin e saj në botën akademike në lëmin e shkencave kushtetuese dhe ende është profesoreshë e së drejtës kushtetuese dhe sistemit politik në fakultetin juridik në Shkup.
Shkollimin fillor dhe të mesëm ka të mbaruar në kryeqytet, njashtu edhe studimet e larta. Është autore dhe bashkë autore e 200 titujve që tangojnë drejtësinë, sistemin politik dhe të drejtën kushtetuese.
Angazhimi i saj shoqëror përfshin pozicione të rëndësishme. Ishte anëtare e komisionit kushtetues nga viti 1991 deri në vitin 1992.
Nga viti 1992-94 ishtë ministre pa resor në qeveri. Siljanovska Davkova njihet si kryetare e trupit kordinativ për bashkëpunim me inicjativën e drejtësisë të Evropës qëndrore-lindore të themeluar nga asociacioni amerikan i avokatëve.
Gjithashtu ishte anëtare e komisionit të Gjenevës për Ish Jugosllavinë si dhe eksperte për zgjedhje në Kombet e Bashkuara si dhe përfaqësuese e Maqedonisë në Komisionin e Venecias.
Siljanovska nënë e dy fëmijëve, gjatë 2019-ës u kandidua si presidente, ndërkaq në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2020-të ishte bartëse e listës në njësinë e parë zgjedhore të VMRO-DPMNE-së. (Meral Ismaili, TVM2)
