Vila “Vodno”, Siljanovska zhvendoset në zyrën presidenciale

12.05.2024 15:58

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova....

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova zhvendoset në vilën presidenciale në Vodno.

Ajo pas takimit tet a tet me paraardhësin e saj Stevo Pendarovski, e përcolli atë. Siljanovska është presidentja e parë grua në historinë e shtetit dhe njëkohësisht do të jetë edhe komandante e forcave të armatosura.

Paraprakisht ajo nga Pendarovski u prit me nderime më të larta shtetërore gjatë pranim dorëzimit të detyrës së presidentit. Bashkërisht ecën mbi tapetin e kuq. Presidentja e posazgjedhur vuri nënshkrim në deklaratën solemne dhe premtoi se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve dhe do ta kthejë krenarinë shtetit, slogan ky me të cilin kërkoi, por edhe e fitoi mbështetjen në zgjedhjet presidenciale.