Kuvend, reagime pas deklaratës së Siljanovska-Davkova
Menjëherë pas dhënies së betimit....

Menjëherë pas dhënies së betimit solemn të kryetares së shtetit Gordana Siljanovska-Davkova para deputetëve në kuvend, ka reaguar deputeti i BDI-së, Arbër Ademi.
Ai tha se i vjen keq për fjalimin e kryetares së shtetit Sinjanovaka Davkova.
Sipas tij ajo e shkeli kushtetutën që në fjalinë e parë, pa përmendur as Republikë, e lëre më Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Ndjejmë keqardhje për fjalimin e presidentes së vendit z.Gordana Siljanovska Davkova shkeli Кushtetutën në fjalinë e parë duke mos e përmendur Republika dhe jo më Republika e Maqedonisë së Veriut me të gjitha implikimet që ka, tha se është koha për unitet, ajo përmendi vetëm dy liderë nga blloku maqedonas duke i përjashtuar të gjithë nga uniteti. Ishte një fjalim për 8 Marsin”, tha Ademi.
