Gjykata e apelit Gostivar, rigjykim për zjarrin në spitalin modular në Tetovë
Gjykata e Apelit në Gostivar....

Gjykata e Apelit në Gostivar ka marrë vendim për rigjykim për zjarrin në spitalin modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona gjatë pandemisë së Covid.
Në aktvendimin e Gjykatës së Apelit në Gostivar, e cila ka vepruar sipas ankesave të të akuzuarve, është konstatuar se aktgjykimi i shkallës së parë i Gjykatës Themelore në Tetovë është i paqartë, i pakuptueshëm dhe i papërshtatshëm për shqyrtim. Gjykata në Tetovë nuk ka vepruar me kujdesin e duhur që të mund të vërtetojë me siguri të gjitha faktet juridikisht relevante.
Dy ish-drejtorët e spitalit klinik në Tetovë, Florin Besimi dhe Artan Etemi do të gjykohen sërish për zjarrin në spitalin modular.
Ndërsa për mjekun Boban Vuçevski, i cili ishte i përfshirë në proces, Gjykata e Apelit në Gostivar e refuzoi ankesën e Prokurorisë Themelore Publike Tetovë dhe e konfirmoi aktgjykimin lirues për mjekun.
