Rama në Greqi, takon emigrantët shqiptarë
Kryeministri shqiptarë, Edi Rama...

Kryeministri shqiptarë, Edi Rama e nisi turin e diasporës në stadiumin Galatsi në Athinë, ku u prit me një atmosferë të ngrohtë, me flamuj kuqezi, e thirrje të bashkëkombasve.
Ai u ndal në çështjet mes dy vendeve, ndërsa momentin për shqiptarët e quajti më të mirën e të gjitha kohërave.
“Disa në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë te ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje Gëzimi familjar, ata do të kuptojnë se unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Shqiptarët nuk janë më të ardhurat e leckosur nga malet, por përfaqësuesit e një vendi krenar që është Shqipëria jonë”.
Falë shqiptarëve në Greqi por edhe vetëdije në politikën greke Rama tha se tashmë e kaluara e vështirë nuk kthehet më mbrapsht.
“Koha juaj, koha e shqiptarëve të Greqisë nuk kthehet më mbrapsht. Greqia ka nevojë sot për ju, njësoj siç ju keni nevojë për Greqinë”
Rama foli edhe për ligjin absurd sipas tij, të luftës që ende nuk është shfuqizuar nga Greqia.
“Rri akoma në fuqi ligji i luftës 10 nëntori 1940 që përcakton ç’bëhet me pronat dhe me shtetasit e vendeve në luftë. Ne jemi përpjekur që ky absurditet të largohet, ashtu sikurse t’i adresojmë sa më drejtë me dialog dhe mirëkuptim të gjitha çështjet e mbetura mes dy shteteve tona, nëse ka vullnet të mirë dhe vendosmëri reciproke të gjitha çështjet të kalohen pa pritur të kalojnë 83 vende të tjera”
Në fund një përqafim nga bashkëshortja, një tufë me lule nga brezi i ri i shqiptarëve të Greqisë, dhe një gjunjëzim në shenjë mirënjohjeje. (Luljeta Ndoka, TVM2)
