Botë

Shembja e ndërtesës në Afrikën e Jugut/ Raportohet për 20 të vdekur dhe 32 të zhdukur

13.05.2024 10:19

Njëzet persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese banimi...

Njëzet persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese banimi në ndërtim në qytetin George, në bregdetin e Afrikës së Jugut, ndërsa 32 të tjerë janë ende të zhdukur.

Në total, 29 persona u nxorën të gjallë nga rrënojat.

Që nga aksidenti, shkaqet e të cilit ende nuk dihen, ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë pa u lodhur për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja.