Botë
Blinken: Largohuni nga Gaza!
13.05.2024 11:54
Sekretari amerikan i Shtetit, AntonI Blinken, ka dhënë disa prej deklaratave...

Sekretari amerikan i Shtetit, AntonI Blinken, ka dhënë disa prej deklaratave më të ashpra publike deri më tani për Izraelin, lidhur me luftën e tij në Gazë.
Kryediplomati amerikan tha se taktikat izraelite kanë prodhuar “një humbje të tmerrshme të jetës së civilëve të pafajshëm”, por nuk kanë arritur të neutralizojnë liderët dhe luftëtarët e Hamasit - grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - gjë që mund të çojë në një kryengritje të qëndrueshme.
Hamasi është rishfaqur në disa pjesë të Gazës, tha Blinken, dhe “një veprim i ashpër” nga forcat izraelite në qytetin jugor, Rafah, do të rrezikonte që ta lërë aleatin më të afërt të Uashingtonit në Lindjen e Mesme që të përballet “me një kryengritje të qëndrueshme”.
Ai tha se ShBA-ja ka punuar me shtetet arabe dhe të tjerët për javë të tëra për të zhvilluar “plane të besueshme për sigurinë, për qeverisjen, për rindërtimin” në Gazë, por “ne nuk kemi parë që kjo të bëhet nga Izraeli…
Ne duhet ta shohim këtë gjë”. Blinken po ashtu tha se përderisa Izraeli po hyn më thellë në Gazë, një operacion ushtarak atje “në fillim mund të ketë sukses”, por rrezikon të shkaktojë “dëm të tmerrshëm” te popullata duke mos zgjidhur problemi “që ne duam të zgjidhim, që është që Hamasi të mos mund të qeverisë sërish me Gazën”.
Më shumë se 1 milion palestinezë janë strehuar në Gazë për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të territorit. Izraeli ka thënë se në këtë qytet gjenden edhe katër batalione të Hamasit.
