Maqedoni

Mitsotakis me porosi për Siljanovskën: Nuk do të pranojmë lapsuse të tilla

13.05.2024 12:30

Të paligjshme, të palejueshme dhe provokuese, e karakterizoi kryeministri grek, Kirjakos Mitsotakis...

Të paligjshme, të palejueshme dhe provokuese, e karakterizoi kryeministri grek, Kirjakos Mitsotakis, vendimin e Gordana Siljanovska Davkova që ta përdorë emrin Maqedonia gjatë inaugurimit të saj dhe paralelisht i bëri thirrje presidentes së re “të kthehet në detyrimet ligjore dhe në sjelljet të cilat dalin nga roli i saj”, por edhe porositi se “çdo hap i Shkupit drejt Evropës”, mes tjerash, varet edhe nga përdorimi i emrit kushtetues, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
 
Në postimin e gjatë në Fejsbuk të publikuar herët në mëngjes, Mitsotakis përkujton në qëndrimet e Demokracisë së Re derisa ishte opozitë, thekson se Greqia nuk pranon lëshime të tilla dhe theksoi se emri, shmangia e provokimeve dhe respektimi i Marrëveshjes së Prespës janë kyçe edhe për progresin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për perspektivën evropiane të vendit.
 
“Zgjedhja provokuese e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut që ta shkelë tekstin zyrtar të betimit dhe ta quajë vendin me emër të ndryshëm përfaqëson nismë të paligjshme dhe të palejueshme. Akt që e shkel Marrëveshjen e Prespës dhe vetë Kushtetutën e shtetit të saj. Por edhe minimin e së ardhmes së shtetit, siç tashmë deklaruan kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen dhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell.”, shkroi kryeministri grek.