Botë

Qeveria e re, pritet të takohen grupet e punës VMRO-DPMNE - VLEN

13.05.2024 13:06

VMRO-DPMNE dhe koalicioni VLEN sot duhet t’i vazhdojnë bisedimet...

VMRO-DPMNE dhe koalicioni VLEN sot duhet t’i vazhdojnë bisedimet në nivel të grupeve të punës për koalicionim eventual në qeverinë e ardhshme, pasi gjatë fundjavës u morën vesh për parimet e përgjithshme për bashkëpunim.
 
“Bashkëpunimi do të bazohet në tri shtylla: integrimet evropiane, zhvillim i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i drejtësisë. U konstatua se të dyja palët do të formojnë grupe pune ku do të vazhdojnë bisedimet deri në finalizimin e tyre.”, informoi VMRO-DPMNE-ja pas takimit që u mbajt pardje në shtabin e VLEN-it.
 
Në takim morën pjesë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski me bashkëpartiakët dhe liderët e partisë nga partitë në koalicionin VLEN, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi. Nga koalicioni VLEN, pas takimit vlerësuan se bisedimet zhvillohen në drejtim pozitiv dhe të duhur.