Maqedoni

Vila “Vodno”, Siljanovska zhvendoset në zyrën presidenciale

13.05.2024 13:24

Menjëherë pas dhënies së betimit solemn të kryetares së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova...

Menjëherë pas dhënies së betimit solemn të kryetares së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, para deputetëve në Kuvend, presidentja Gordana Siljanovska Davkova është zhvendosur në vilën presidenciale në Vodno. 
 
Ajo pas takimit tet a tet me paraardhësin e saj, Stevo Pendarovski, e përcolli atë. Paraprakisht ajo nga Pendarovski u prit me nderime më të larta shtetërore gjatë pranim-dorëzimit të detyrës së presidentit.
 
Bashkërisht ecën mbi tapetin e kuq. Presidentja e posazgjedhur vuri nënshkrim në deklaratën solemne dhe premtoi se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve dhe do ta kthejë krenarinë shtetit, slogan ky me të cilin kërkoi, por edhe e fitoi mbështetjen në zgjedhjet presidenciale.