Botë

Meksikë, 8 persona humbin jetën në një sulm të armatosur

13.05.2024 14:24

Të paktën tetë persona humbën jetën në një sulm ditën e djeshme në Meksikë...

Të paktën tetë persona humbën jetën në një sulm ditën e djeshme në Meksikë. Ngjarja ndodhi në komunën e Huitzilac. Katër persona u gjetën të vdekur në vendngjarje.
 
Ndërsa 4 persona të tjerë të plagosur u dërguan në spital, por nuk arritën të mbijetonin. Dhuna e lidhur me kartelin ka shkaktuar 450,000 viktima, dhe më shumë se 100,000 janë zhdukur që nga viti 2006.