Botë
Kërcënimet me armë bërthamore, Kristerson, i hapur të lejojë dislokimin e tyre
13.05.2024 14:03
Kryeministri suedez, i hapur për pranimin e armëve bërthamore...

Kryeministri suedez, i hapur për pranimin e armëve bërthamore. Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristerson, tha se është i hapur që të lejojë dislokimin e armëve bërthamore në tokën suedeze në kohë lufte, teksa kritikët i kanë bërë thirrje anëtares së re të NATO-s që të ndalojë një dislokim të tillë.
Parlamenti i Suedisë pritet që në qershor të votojë për Marrëveshjen për bashkëpunim të mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara, që do t’i mundësojë Uashingtonit qasje në bazat ushtarake në Suedi dhe do të lejojë ruajtjen e pajisjeve ushtarake dhe armëve në shtetin skandinav.
“Në skenarin më të keq, shtetet demokratike në pjesën tonë të botës duhet të jenë në gjendje të mbrojnë veten kundër shteteve që na kërcënojnë ne me armë bërthamore.”, ka deklaruar Kristerson.
Ai insistoi se çdo vendim për dislokimin e armëve bërthamore në Suedi do të merret nga Suedia, e jo nga ShBA-ja. Suedia iu bashkua aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s në mars të këtij viti.
