Botë
Dialogu Kosovë – Serbi, Sholc: Serbia ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit
13.05.2024 14:42
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholc, i ka kërkuar Serbisë që ta zbatojë Marrëveshjen...

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholc, i ka kërkuar Serbisë që ta zbatojë Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, që njihet edhe si Marrëveshja e Ohrit.
Gjatë një telefonate të zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sipas njoftimit të Berlinit, Sholci ka theksuar rëndësinë e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Gjermania ka riafirmuar mbështetjen e tij për këtë proces. Ai [Sholci] ka qartësuar obligimet e Serbisë për zbatimin Marrëveshjes së Ohrit.”, u tha në njoftim.
Këtë marrëveshje, së bashku me Aneksin për zbatimin e saj, Kosova dhe Serbia e kanë arritur vitin e kaluar. Marrëveshja nuk është nënshkruar, por ndërmjetësi ka thënë se ajo është ligjërisht e obligueshme për palët.
Blloku evropian ka thënë se palët nuk kanë nisur zbatimin e saj.
