Maqedoni

Nëna Zyrafete kërkon ndihmë

12.04.2015 18:12

Edhe pse në shikim të parë kjo shtëpi të le përshtypjen se në të nuk banon askush, pasi cdo gjë është e lënë pasdore...

Edhe pse në shikim të parë kjo shtëpi të le përshtypjen se në të nuk banon askush, pasi cdo gjë është e lënë pasdore, për një cast tymi që del nga oxhaku ta ndryshon mendjen.
 
Në këtë shtëpi jo të sigurtë për banim jetojnë 6 antarë, nëna me 4 fëmijë dhe babai I saj. Nëna Zyrafet rrëfen për jetën e vështirë pas braktisjes nga ana e bashkëshortit.
 
“Prej kur u martova jeta u bë edhe më e rrëndë. Krijuam familje, kam katër fëmijë, tre djem edhe një vajzë… 11 vite mirë, pas 11 vite jeta mer kahje tjetër, bëhet më e rrëndë… Burri mori tjetër, me atë ka djal, e kam vështirë të kujdesem vetëm për fëmijët, vetëm shpirti im e di si I dal në krye…Krejt baba më shumë më shikon me një pension, edhe familja cka më ka ndihmuar për Ramazan, mi kanë sjellur vitrat, zeqatin”, shprehet nëna Zyrafete Murtezani.
 
Gati shtat vite ajo në familje luan rolin edhe të gruas edhe të burrit, me peripeci dhe plot halle mundohet ti kaloj ditët… Fatkeqësisht pjesë e hallit të tyre është edhe mungesa e nënshtetësisë edhe pse ajo ka lindur në fshatin Bllacë.
 
“Maticari ma ka shkruajt e lindur në Kosovë, jeton në Bllacë,që të mos mund ti nxjer dokumentat,  i kam marë dokumentat, se nuk është e lindur në Kosovë, se shoqen e kam prej Kosove, kam marë document se vajza e madhe me ka vdek, i kam pru, ma ka dhënë izvodin maticari, numrin amë nuk ma kanë shkrujt, në komunën e Kucevisht, ma ka dhënë izvodin, emrin e shoqes e kanë shkruajt, timen jo, me këtë problem merem me vite”, shprehet babai i Zyrafete Murtezani, Shefket Murtezani. 
 
Nëna Zyrafete asnjëherë nuk e ka menduar se jeta to ta përplas në këtë mënyrë … Vendos që hallin ta ndaj me të tjerët… 
 
RINA TURKESHI-SAHITI