Botë

Izraeli pëgatitet për operacion në Rafah, SHBA-ja i bën presion Izraelit të ndalojë ofanzivën

13.05.2024 15:36

Izraeli, përgatitet për një operacion të mundshëm ushtarak në Rafah...

Izraeli, përgatitet për një operacion të mundshëm ushtarak në Rafah, por është duke u përballur me tension të shtuar me SHBA-në për krizën humanitare në Gaza. Në veri, gjithashtu përballet me sulmet e Hezbollahut që vijnë nga Libani.
 
Tre frontet ku Izraeli aktualishtështë i angazhuar, kanë rritur kërcënimet e sigurisë në nivel ndërkombëtar. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, theksoi se SHBA-ja beson se forcat izraelite “duhet të largohen nga Gaza”, por po ashtu tha se pret që të shohë plane të besueshme nga Izraeli
 
"Ne i thamë Izraelit se nuk mundemi ta mbështesim një operacion në Rafah, në mungesë të një plani të besueshëm për të mbrojtur civilët. Nëse Izraeli nis këtë operacion të madh ushtarak në Rafah, atëherë ka disa sisteme që ne nuk do t'i mbështesim dhe furnizojmë për atë operacion, e vetmja gjë që kemi frenuar janë bombat me ngarkesë të lartë, sepse jemi në një bisedë të vazhdueshme me Izraelin, duke pasur parasysh ndikimin që ato armë mund të kenë, kur përdoren në zona me popullsi të dendur, duke përfshirë një zonë si Rafahu", u shpreh sekretari i shtetit amerikan Antony Blinken.
 
Nga Tel Avivi thonë se vazhdojnë bashkëpunimet me aleatët dhe thonë se gjendja aktuale është si rezultat i sulmeve të Hamasit. 
 
"Ajo që po ndodh tani është një operacion shumëspecifik që drejtohet nga ushtria izraelite, një sulm me shënjestër të saktë, në pjesën lindore të Rafahut", u shpreh shefi i shtabit të forcave ajrore izraelite, Omer Tischler.
 
Apelet që të ndërptitet katastrofa humanitare vazhdojnë edhe nga Organizata e Kombëve të Bashkuara.
 
“Jam thellësisht i shqetësuar nga përkeqësimi i shpejtë i kushteve në Gaza pasi forcat izraelite intensifikojnë sulmet ajrore në Jabaliya dhe Beit Lahiya në Gazën veriore dhe në pjesë të Gazës Qendrore. Qindra mijëra palestinezë po ikin nga Rafah pasi Forcat e Mbrojtjes izraelite urdhëruan evakuime të mëtejshme nga qyteti jugor, duke çuar sërish në zhvendosje masive të një popullate tashmë të traumatizuar thellësisht. Unë jam gjithashtu i shqetësuar nga raportet e raketave pa dallim nga Gaza”, theksoi komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk.
 
"Unë jam duke shkur për në zonën e Rafah's Al-Maëasi sepse ata lëshuan fletë-njoftim që na paralajmëronin të mos qëndrojmë në shtëpi dhe ne duhet të shkojmë në vende të sigurta, në Rafah's Al-Maëasi”, u shpreh banor i Rafah, Amir Adel Abu Ghali.
 
"Ne nuk do të largohemi nga Yibna, kampi i refugjatëve në Rafah apo kudo tjetër. Po ju flas nga qendra e Yibna. Ne do të qëndrojmë këtu derisa plumbat të na vrasin deri te njeriu I fundit. Largimi nuk është rruga jonë”, theksoi banor i Rafah, Fayez Al-Attar. 
 
Agjencia e OKB-së ka vlerësuar se të paktën 150 mijë njerëz janë larguar nga Rafah gjatë dy ditëve, kur Izraeli urdhëroi evakuimin e banorëve dhe vazhdoi me një operacion, pavarësisht shqetësimeve dhe kritikave nga aleatët dhe shumë të tjerë.
 
FARIJE DAUTI BAKIU