Futboll

Struga TL mbron titullin e kampionit

13.05.2024 15:25

Në 90 minuta para përfundimit të këtij sezoni Struga Trim Lum...

Në 90 minuta para përfundimit të këtij sezoni Struga Trim Lum, matematikisht ka siguruar titullin e dytë kampion në historinë e tyre të shkturtër. “Liqenasit” titullin e kampionit e siguruar me fitore 2:0 ndaj rivalit të drejtpërdrejt për titull skuadrës së Shkëndijës. Kështu kampioni i ri dhe i vjetër Struga TL, këtë verë sërish do të përfaqësojë vendin në eliminatoret për Ligën e Kampionëve. 
 
Futbollistët e Shkupit, në përfundim të kampionatit edhe me trajnerin e ri nuk e gjetën rrugën e sukseseve. Pas dy humbjeve, tani erdhi edhe barazimi pa gola me Brera nga Strumica. Në këtë mënyrë “pëllumbat” nga Çairi vetë i humbën gjasat për titullin kampion.
 
Ndryshe nga këta skuadra nga Strumica me këtë pikë e siguruan mbetjen në elitën e futbollit vendor, me që se Vardari dhe Sileksi në Kratovë luajtën baraz 1:1. Vardari për mbetje në elitë në balotazh do të përballet me skuadrën e Detonitit nga Radovishi, që kampionatin në Ligën e Dytë e përfundon në pozitën e tretë.
 
Kështu në 90 minutat e fundit të këtij sezoni që në program do jenë në fundjavën e ardhshme na mbetet të mësojmë se cila skuadër do luajë në evropë si skuadra e dytë në renditje Shkëndija apo Shkupi. Voska Sport dhe Tikveshi, vizën evropiane e kërkojnë përmes garave në kupë.