Sportet E Tjera
Maqedonia mbetet jashtë Lojërave Olimpike “Paris 2024”
13.05.2024 15:26
Në Stamboll, kanë përfunduar eliminatoret botërore në sporti e mudjes të vlefshme për olimpiadën...

Në Stamboll, kanë përfunduar eliminatoret botërore në sporti e mudjes të vlefshme për olimpiadën e kësaj vere që do mbahet në Paris. Maqedonia në këto eliminatore u përfaqësua me pesë mundës në stilin e lirë dhe dy mundëse në stilin greko-romak dhe asnjë nga këta nuk ia doli të sigurojë vizën për në Paris.
Dy mundësi e natyralizuar Egorv dhe Nurov, përmes repesazhit ishin afër normës, por nuk shrytëzuan rastin e dhënë.
Shqipëria me 3 mundës në Olimpiadë
Tre shqiptar të natyralizuar kualifikohen në Olimpiadën e “Paris 2024”. Pas Zelimkhan Abakarovit, të kualifikuar si finalist i Botërorit dhe Islam Dudaevit, i cili e siguroi të shtunën biletën për në “Paris 2024”, mundja shqiptare ka marrë një tjetër kualifikim me normë për në Olimpiadë.
Chermen Valiev, është mundësi i tretë natyralizuar me pasaportë shqiptare, ia ka dalë të arrijë normën kualifikuese në turneun botëror që u mbajt në Stamboll. Ky është një rezultat historik për mundjen shqiptare që arrin 3 norma olimpike.