Basketboll

Denveri dhe Indiana barazojnë serinë në gjysmëfinale

13.05.2024 15:27

Pas zhgënjimit në dy takimet e para në fushën e vet, skuadra kampione në fuqi e Denver...

Pas zhgënjimit në dy takimet e para në fushën e vet, skuadra kampione në fuqi e Denver ka triumfuar në dy ndeshjet e radhës në Minnesota, duke barazuar 2-2 serinë e fitoreve. Kampionët fituan së fundmi 115-107, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione shumicën e kohës.
 
Nikola Jokic me 35 pikë ishte më i miri në fushë për Denver, mbështetur edhe Gordon me 27 pikë. Në kahun tjetër, Anthony Edëards realizoi 44 pikë për Minnesota-n, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Ndeshja e radhës gjysmëfinale do të luhet në Denver, ku kampionët do të orvaten të mbrojnë epërsinë e terrenit vendas. 
 
Edhe në Konferencën e Lindjes, barazim 2-2 mes Neë York e Indiana-s, me këtë të fundit që i fitoi dy sfidat në fushën e saj.
 
Indiana triumfoi thellë 121-89 ndaj nju-jorkezëve. Haliburton me 20 pikë ishte lojtari më i mirë i Indiana-s, por diferencën e bëri stoli, nga ku erdhën 57 pikë.
 
Për nju-jorkezët u dallua Burks me 20 pikë, por që mbetën për statistikë. Tani seria në Konferencën e Lindjes, transferohet në “Medison Skver Garden",  ku niksët fituan dy ndeshjet e para.