Banka Popullore: Ekonomia pritet të rritet 3.6%
Realizimi i dobët i investimeve kapitale....

Realizimi i dobët i investimeve kapitale dhe performanca e dobët ekonomike në vitin e fundit, i përkeqësuan projeksionet e Bankës Popullore. Ekonomia e vendit do të rritet, por më ngadalë se sa duhet. Sipas parashikimeve të Bankës Popullore, këtë vit do të mbyllet me rritje prej 2.6%, kurse vitin e ardhshëm pritet rritje me 3.6% rritje.
Këto parashikime të autoritetit monetar janë të ndryshme nga ato të Qeverisë, të cilat për këtë vit janë pozicionuar në 3.4%, por edhe më të ulëta se parashikimet vjeshtore të Bankës Popullore për rritje prej 3%.
“Rritja më e dobët vitin e kaluar, veçanërisht realizimet më të dobëta të investimeve, gjatë të cilave u regjistrua një rënie prej 16.7 për qind, më tej realizime më të dobëta në tremujorin e parë, nga ky vit revizion në rënie të rritjes së partnerëve tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe realizim më i ngadalshëm i projekteve të infrastrukturës publike.”, - deklaroi Anita Bezhovska Angelovska nga Banka Popullore.
Sipas projeksioneve pranverore, inflacioni do të ruajë prirjen rënëse, pra për vitin 2024 pritet një normë prej 3.5 për qind dhe në periudhën afatmesme, pra në vitet 2025-2026, pritet të ulet në mesataren historike prej 2 për qind. Rreziqet në ekonomi ende ekzistojnë dhe këto janë kryesisht zhvillimet gjeopolitike, çmimet e energjisë, ushqimit dhe rregullimi i marzhave.
“Në vendin tonë janë gati dyfish më të larta se para periudhës së pandemisë, në krahasim me nivelin e çmimeve botërore të ushqimeve. Institucionet financiare ndërkombëtare parashikojnë një rënie të mëtejshme të çmimeve të ushqimeve. Në afat të mesëm pritet një kthim prej rreth 2 për qind në mesataren historike, rreziqet ende ekzistojnë. Maqedonia enda ha ushqimin më të shtrenjtë në Evropë. Ende nuk ka ulje të çmimeve në vend, sipas statistikave të Bankës Qendrore çmimet janë rritur për 17-18%.”, - theksoi Anita Bezhovska Angelovska nga Banka Popullore.
Banka Popullore hap mundësinë që zbutja e politikës monetare të ndodhë në gjysmën e dytë të vitit nëse kushtet mbeten pozitive. Sa i përket nivelit global, rritja ekonomike do të shkojë në nivelin 3.2 për qind, që është nën normat historike para periudhës së pandemisë. Pritet një rikuperim i kërkesës së huaj dhe një rënie e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
