Botë
ShBA-ja, Iranit: Mos të furnizojë me armë rebelët Huthi
14.05.2024 10:34
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit që të ndalë transferimin e sasisë së “paprecedent”...

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit që të ndalë transferimin e sasisë së “paprecedent” të armëve për rebelët jemenas, Huthi, që u mundësojnë rebelëve të kryejnë “sulme të pamatura” ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe gjetkë.
Zëvendësambasadori amerikan, Robert Vud, tha se nëse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dëshiron të bëjë përparim drejt dhënies fund të luftës civile në Jemen, duhet që në mënyrë kolektive “ta bëjë të qartë rolin destabilizues të Iranit dhe të insistojmë se ai nuk mund të fshihet prapa rebelëve Huthi.
Ai tha se ka dëshmi të shumta që vërtetojnë se Irani u jep rebelëve Huthi armë të avancuara, përfshirë raketa balistike dhe lundruese. Kjo, sipas Vud, është në kundërshtim me sanksionet e vendosura nga OKB-ja.
“Për të nënvizuar shqetësimin e Këshillit sa i përket shkeljeve të vazhdueshme të embargos së armëve, ne duhet të bëjmë më shumë që të mos shmangen sanksionet dhe të ndalim shkelësit.”, tha Vud.
