Maqedoni
Anëtarësimi në BE, IRI: 68% e qytetarëve të RMV-së pro anëtarësimit
14.05.2024 12:26
Sondazhi më i fundit shumëkombësh në Ballkanin Perëndimor kryer nga Qendra për Vështrime në Hulumtimet e Anketave...

Sondazhi më i fundit shumëkombësh në Ballkanin Perëndimor kryer nga Qendra për Vështrime në Hulumtimet e Anketave në kuadër të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) tregon një mbështetje të gjerë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe një shumicë dërmuese e konsiderojnë luftën e Rusisë kundër Ukrainës si të pajustifikuar.
Vendet e mbuluara nga sondazhi ishin Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
Në pyetjen se a do e mbështesnin anëtarësimin në BE nëse një referendum do të mbahej sot, siç thuhet në sondazhin e IRI-it, shumica dërmuese në pesë nga gjashtë vendet u përgjigjën që do të votonin për t’iu bashkuar aleancës, duke filluar me 68% në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje-Hercegovinë deri në 92% në Shqipëri. Në Serbi, vetëm një shumësi prej 40% mbështesin anëtarësimin në BE.
“Ekziston një dëshirë e madhe në të gjithë Ballkanin për t’i forcuar lidhjet ekonomike me vendet perëndimore dhe për t’u anëtarësuar në BE.”, deklaroi Paul McCarthy, drejtor për Evropën në IRI.
