Maqedoni
Zgjedhjet 2024, KShZ-ja pranoi ankesat për tri vendvotime tjera
14.05.2024 12:44
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka anuluar votimin në tri vendvotime të tjera...

Veç kundërshtimit të koalicionit VLEN për vendvotimin 2101 në Zhelinë, janë pranuar kundërshtimet për vendvotimin 1272 në komunën e Ohrit, vendvotimin 1194 dhe 1202, të dyja në Krushevë, pas ankesave të dorëzuara nga Koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE.
Siç theksoi kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski, pas numërimit në vendvotimin 1272 në Ohër, është konstatuar se procesverbali nuk është plotësuar saktë, ka pasur korrigjim edhe në pjesën e votuesve të regjistruar me dorë.
Ankesa u miratua me një votë kundër. Nënkryetarja e KShZ-së Ditmire Shehu, votoi “kundër”, duke treguar se numri i votuesve përkon me numrin e nënshkrimeve. Ajo sqaroi se vërejtja për rezultatet e kësaj qendre votimi në fakt i referohet procesverbalit 16 në pikën 4, i cili është plotësuar gabimisht dhe ky është, thotë ajo, një gabim që konstatohet pothuajse në të gjitha këshillat zgjedhore.
Në Krushevë janë pranuar ankesa për dy vendvotime, për shkak të mospërputhjes së numrave nga procesverbali dhe atyre nga aparati biometrik i identifikimit.
