Botë
Samiti i Kopenhagës, Osmani: E ardhmja e Kosovës është në NATO e BE
14.05.2024 13:20
Presidentja e Republikës së Kosovës, në Samitin e Kopenhagës për Demokraci...

Presidentja e Republikës së Kosovës, në Samitin e Kopenhagës për Demokraci, tha se për Kosovën e ardhmja në familjen euroatlantike është vet realiteti. Ajo tha se Bashkimi Evropian dhe NATO-ja mbeten ndër aleancat më të njohura në historinë moderne.
“Jemi dëshmitarë të një sulmi të pandalshëm ndaj vlerave demokratike nga autokratët që e shohin demokracinë si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj ambicieve të tyre. Sa më e madhe të jetë dëshira e tyre për ta minuar demokracinë, aq më e fortë duhet të jetë vendosmëria jonë për ta luftuar. Jam krenare që qëndroj në këtë podium të sotëm për të ndarë me juve një këndvështrim në historinë e Kosovës si tregim i shpresës, si tregim i demokracisë që jep rezultat.”, ka deklaruar Osmani.
Sipas saj, demokracia më e gjallë në rajonin tonë është testament i vërtetë i asaj se si fati i një populli mund të transformohet kur jepet një rrugëtim drejtë pavarësisë, lirisë e demokracisë duke dalë nga hiri i një lufte gjenocidale.
