Maqedoni
Protesta e specializantëve kërkojnë rregullim të statusit të tyre
14.05.2024 14:14
Specializantët privatë vazhduan me protestën çdo të martë para klinikave...

Specializantët privatë vazhduan me protestën çdo të martë para klinikave interne. Ata thonë se zgjedhjet përfunduan dhe problemet e tyre mbetën për t'u zgjidhur nga qeveria e ardhshme.
Ata janë të pakënaqur me pagat, me marrëdhënien e parregulluar të punës, e mbi të gjitha që nuk kanë sigurim shëndetësor.
“Ne jemi këtu dhe ende punojmë për pagë 26 mijë denarë pa sigurim shëndetësor dhe pensional. Ne presim që ministri i ri sapo të hyjë ne kabinetin e tij të na thërrasë në takim dhe t’i realizojë kërkesat tona, gjegjësisht të rrisë kompensimin mujor, që momentalisht e kemi 26 mijë denarë të jetë në nivelin e pagës mesatare në institucionin shëndetësor publik dhe të na mundësojë sigurim shëndetësor. Po ashtu paralelisht me këtë të fillojë edhe procesi që do të sillen vendime ligjore për të gjithë ne specializantët privatë të transformohemi në shëndetësinë publike që të mund të kemi edhe sigurim adekuat shëndetësor.”, - theksoi specializantja, Hristina Ilioska.
Specializantët privatë kanë pasur takim me ministrin e Shëndetësisë dhe me përfaqësuesit e Qeverisë, të cilët morën premtime që pas zgjedhjeve do të zgjidhen problemet e tyre.
VLORA LATIFI TOPOJANI
