Futboll
Ibraimi shënon mbi 200 gola në karrierë
14.05.2024 14:54
Besart Ibraimi ka arritur në shifrën e mbi 200 gola në karrierë...

Në ndeshjen e së dielës në kuadër të javës së 32-të, të elitës së futbollit vendor me Shkëndijën, Ibraimi shënoi një nga dy golat e skuadrës së tij Struga Trim Lum dhe me këtë morën titullin e kampionit.
Me këtë gol Ibraimi, shifrën e golave të shënuar në kampionatin vendor e çoi në 202 gola.
“Unë jam i kënaqur e i plotësuar që golat e mi iu kanë shërbyer ekipeve ku kam luajtur. Deri tek qëllimi dhe këtë trofe që e kemi marrë së bashku. Do ja lëmë kohës. Unë ndjehem mirë, futbolli më kënaq dhe do luaj deri sa tëmundem.”, u shpreh futbollisti Besart Ibraimi.
Këto komente Ibraimi i bëri në emisionin “Pasqyra sportive” që emetohen në servisin public , programi në gjuhën shqipe. Kërçovari me Shkëndijën ka shënuar 126 gola, me Strugën 41. Këtë shifër, Ibraimi e arriti në 228 ndeshje të luajtura në elitën e futbollit vendor.
