Futboll

Edhe 30 ditë deri në Euro 2024

14.05.2024 14:56

Nga e sot kanë mbetur edhe 30 ditë nga fillimi i Kampionatit Evropian në futboll...

Nga e sot  kanë mbetur edhe 30 ditë nga fillimi i Kampionatit Evropian në futboll. Tani dihen emrat e 24 skuadrat që do të marrin pjesë në turneun e Gjermanisë. Kombëatrja shqiptare, sivjet do të luajë evropianin e dytë aps atij në 2016-tën.
 
Shqipëria ështënë përbërje  të grupit B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Në këtë evropian marrin pjesë 24 përfaqësuese të kontintetit të vjetër, ku  “kuqezinjtë”, shikuar vlerën e tyre totale mbajnë pozitën e 23 me një mesatare prej 4.56 milion euro ose në total vlera e kombëtares shqiptare arrin shifrën prej 123 milion euro. Vlerët më të madhe në Gjermania 2024, e ka përfaqësuesja angleze që kap shifrën prej 1.47 bilion euro, ose një mesatare prej 52.33 milion për një futbollist.
 
Kur jemi tek futbollistët edhe në këtë dominojnë anglezët, ku në mesin e futbollistëve me vlerë mbi 100 milion euro, këta kanë pesë përfaqësues.  Francezi Kilian Mbape dhe anglezi Jude Belingham, kanë vlerën më të madhe prej 180 milion euro. Secili prej tyre ka vlerën më të madhe se shtatë kombëtare pjesëmarëse në këtë evropian.
 
Nga futbollistët shqiptar që do luajnë në evropianin e kësaj vere, vlerën më të madhe me 28 milion e ka Armando Broja, pas tij është Granit Xhaka  me 20 milion euro. Skuadra e Manchester City, në këtë evropian do të përticipojë me gjithsej 13 futbollist, pasojnë RB Leipzig me 12 e PSG me 11.  Nga 10 futbollist japin në kombëtare të ndryshme- Arsenali, Real Madridi, Interi, Bayer Leverkusen si dhe Sllavia Pragë.
 
Premeir Liga angleze do përfaqësohet me jo më pak se 114 futbollist. Kampionati Evropian në Gjermani nis më 14 qershor 2024. Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes organizatorëve të Gjermanisë dhe Skocisë, në Munih.