Basketboll
Bostoni avanson 3:1 në fitore
14.05.2024 14:59
Boston i afrohet finaleve të mbiluajtjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 109-102...

Boston i afrohet finaleve të mbiluajtjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 109-102 arritur sot herët në mëngjes në fushën e Cleveland. Skuadra e Celtics tashmë udhëheq 3-1 serinë e gjysmfinaleve në play off. Sfidë me rivaliet deri në fund, ku Bostoni në çerekun e fundit krijoi epërsinë +15 pikë, Cleveland-i iu ofrua vetëm në pesë sosh.
Dyshja Tatum-Broën realizoi 60 pikë për Boston. Në kahun tjetër, për Cleveland u dallua Garland me 30 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar ndeshjen. Bostoni “topin e parë” për kualifikim në finale e madhe të konferencës ku e pret më i miri nga takimi Indiana - Neë York, do ta ketë pas dy ditëve në parket vendas.
Oklahoma barazon serinë e fitoreve
Në ndeshjen e dytë të kësaj mbrëmje në Konferencën e Perëndimit, ekuilibër në përballjen mes Oklahoma e Dallas. Sfida u fitua 100-96 nga Oklahoma, që barazoi 2-2 serinë, në një fitore të vështirë jashtë fushe. Ishte kjo një ndeshje në të cilën Mavericks, kishin avantazhin e mirë dhe në monente arrinte 14 pikë. Më I spikatur tek skuadra fituese me 34 pikë ishte Shai Gilgeous-Alexander.
Tek skuadra e Dallas-it, e cila kishte 13 bllokimeqë paarqet rekord të skuadrës në “play-off”, slloveni Donçiç me 18 pikë, 12 kërcime e 10 asistime shënoi "triple double". Ndeshja e pestë pas dy ditëve do të luhet në Oklahoma City.
