Sportet E Tjera

Mike Tyson nuk jam i vjetër për tu ngjitur në ring

14.05.2024 15:01

Ish kampioni i botës dhe një nga boksierët më të mirë në botë 57-vjeçari Mike Tyson...

Ish kampioni i botës dhe një nga boksierët më të mirë në botë 57-vjeçari Mike Tyson, kthehet në ring. Boksieri amerikan do të jetë 58 vjeçar kur të përballet me Jake Pau,l boksier i shndërruar në YouTuber. Kjo luftë do të mbahet në stadiumin me 80,000 vende në Arlington.
 
“Ishte e thjeshtë. Ai ishte djaloshi i ri në skenë. Dhe më pëlqen të lëvizi botën e sportit deri në palcë dhe atë po e bëj tani. Është diçka që dua të bëj. Vetëm fakti që ai po shfrytëzon rastin për të luftuar me mua. E dini, se kjo është marramendëse, kur e mendoni vërtet për këtë. Nga këndvështrimi i boksit, është  e madhe. Nuk ka pasur kurrë asgjë si më parë", u shpreh boksieri Mike Tyson.
 
Nga ana tjetër Jake Paul, thotë se të moshuaruat duan ta shohin në dysheme, kurse të rinjtë  kërkojnë nga ai ta hedh Tysonin në dysheme.
 
"Thjesht po argëtohem dhe po argëtoj botën. Dhe mendoj se brezi i vjetër dëshiron që njerëzit të shohin Majkun të më rrëzojë. Por në fund të ditës, unë kam edhe fëmijët, nxënësit e shkollave të mesme. Shkollarët, studentët e kolegjit që bëjnë tifo për mua dhe duan të më shohin si i jap fund Majkut… E di që do të jetë e vështirë. E di që do të më duhet të kalojë nëpër vështirësi ", theksoi boksieri dhe Youtuberi, Jake Paul.
 
Për 'Iron Mike' i cili ka një rekord 50-6 me 44 nokaute, kjo do të jetë lufta e parë që kur u përball me Roy Jones Jr në një ndeshje ekspozuese në nëntor 2020. Boksiero jujtjuberi Jake Paul, gjat karrierës së tij ka 10 lufta me 9 ftore.