Futboll

Tifozët e Pescara-s kërcënojnë presidentin e klubit

14.05.2024 15:04

Tension i lartë në shtëpinë e Pescara-s, aq sa ka filluar të bëhet shqetësuese...

Tension i lartë në shtëpinë e Pescara-s, aq sa ka filluar të bëhet shqetësuese, pasi kërcënimet ndaj presidentit të klubit janë konstante, por tashmë kanë kaluar çdo limit.
 
Eliminimi në fazën play-off nga Juventus Next Gen nuk është pritur mirë nga tifozët ultras të cilët kanë kërcënuar hapur Daniele Sebastiani.
 
Gjatë natës, në dyert e stadiumit, aty ku vendosen tifozët ultras u shfaq një arkivol, shoqëruar edhe me një banderolë me mbishkrimin: “Nuk do të gjejmë paqe deri sa të shohim të shkruar këtu Sebastiani”, lexohet në banderolën e tifozëve.