Futboll
Varane largohet në verë
14.05.2024 15:05
Raphael Varane dhe Manchester United do të mbyllin bashkëpunim në fund të sezonit...

Raphael Varane dhe Manchester United do të mbyllin bashkëpunim në fund të sezonit. Mbrojtësi francez, ka vendosur të mos rinovojë kontratën me “djajtë e kuq” dhe në verë do të largohet si lojtar i lirë nga Manchesteri.
Ishte vetë klubi anglez që zyrtarizoi lajmin: “Raphael Varane ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester United në verë, kur i skadon kontrata, pas tre sezonesh në Old Trafford”.
Kujtojmë që Varane u transferua te “djajtë e kuq” në verën e vitit 2021 nga Reali i Madridit. Francezi ka luajtur 67 ndeshje me Manchesterin dhe ka shënuar 2 gola.
